Mjegulla “pushton” Rrugën e Arbrit, vështirësi për qarkullimin e mjeteve

Mjegulla e dendur ka pushtuar segmentin e Rrugës së Arbrit, nga ura e Çeranecit deri në Maqellarë, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve.

Situata paraqitet më problematike në orët e para të mëngjesit, kur fusha e shikimit është e kufizuar, ndërsa mungesa e tabelave sinjalizuese e rrit rrezikun në këtë aks.

Sigal

Ky segment rrugor është konsideruar prej kohësh ndër më të rrezikshmit, pasi aksidentet kanë qenë të shumta, madje edhe me pasoja në jetë njerëzish.
Banorët e zonës së Gjoricës, të cilët nuk kanë rrugë alternative përveç daljes në Rrugën e Arbrit, shprehen se rrezikohen çdo ditë.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë nga institucionet përkatëse të marrin masa urgjente për vendosjen e sinjalistikës rrugore, pasi gjatë gjashtë muajve të dimrit kjo zonë mbetet e mbuluar nga mjegulla e dendur.