Mirel Mërtiri, qesharak deri në kulm/ SPAK e shpall në kërkim, nga arratia thotë nuk fshihem

73
Sigal

Mirel Mërtiri është kthyer në qesharak. Teksa SPAK-u e ka shpallur në kërkim dhe ka lëshuar urdhër-arrest për të në lidhje me aferën e inceneratorëve, Mërtiri nga arratia thotë se nuk fshihet.

Mërtiri ka deklaruar se nuk u ka bërë bisht autoriteteve si në Shqipëri dhe në Austri.

“Nuk i jemi fshehur drejtësisë. SPAK dhe ministria e dinë shumë mirë pozitën time juridike në Austri.

Nga matësit e ujit tek inceneratorët/ Mirel Mërtiri tregon si nisi ideja për trajtimin e mbetjeve

“Truri” i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, ka folur për mënyrën se si nisi çështja e inceneratorit të Elbasanit. Ai tha se ishte një iniciativë familjare dhe për këtë u është drejtuar institucioneve përkatëse. Mërtiri thotë se PPP-të ishin e vetmja mënyrë ku mund të kërkohej një investim i tillë.

Pjesë nga intervista:

Mërtiri: Klodian Zoto është një miku im i ngushtë dhe ka aktivitetin e shoqërisë së tij shumë kohë më parë. Ai ka marrë një pjesë të kontraktimeve. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem drejtor projektesh i “Integrated Energy”.

Gazetarai: E keni nisur biznesin me matësit e ujit, por nuk keni qenë aksioner i kësaj kompanie, pse kjo zgjedhje?

Mërtiri: Unë nuk jam aksioner i kësaj kompanie.

Gazetari: E kujt ishte ideja për një trajtim të tillë të mbetjeve?

Mërtiri: Ju e dini mirë që mbetjet e qytetit të Elbasanit digjeshin çdo ditë  dhe ishte një gangrenë për atë qytet. Duke parë çfarë ndodhte unë dhe familja ime iu drejtuam qeverisë.

Gazetari: Kë kontaktuat?

Mërtiri: Iu drejtuam institucioneve përkatëse.

Gazetari: Para se të shpallet emergjenca nga Këshilli i Qarkut, me kë kontaktuat?

Mërtiri: Ne morëm shkas nga emergjenca ambientale që kishte shpallur qeveria shumë muaj më parë.

Gazetari: Emergjenca u shpall në fillim në Elbasan.

Mërtiri: E gabuar. Ne u jemi drejtuar institucioneve përkatëse për zgjidhjen e problematikës. PPP-të ishin e vetmja mënyrë ku mund të kërkohej një investim i tillë. Është një zgjedhje biznesi, secili bën zgjedhjet e veta. Koncensionin e Tiranës nuk e kemi marrë.

Mërtiri, teatër/ “Jam drejtor i kompanisë, por nuk e di a ka paguar fatura”

Mirel Mërtiri, “truri” i inceneratorëve, në daljen e tij të parë publike po luan teatër. Pasi prej muajsh është në shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u dhe është kërkuar burg për të, për akuzat në lidhje me aferën e inceneratorëve, Mërtiri del dhe thotë se i është lutur SPAK-ut të marrë deklaratën e tij. I pyetur për faturat në lidhje me inertet, nga njëra anë shprehet se është drejtor i kompanisë dhe nga ana tjetër nuk e di nëse shoqëria paguan faturat. Deklaratat e tij janë kontradiktore dhe në thelb nuk tregojnë asgjë se ku kanë përfunduar milionat e vjedhura të inceneratorëve. Deklarata e Mërtirit:  Nuk e di nëse ka paguar faturë apo jo, por di që në atë shoqëri ka qenë çdo gjë transparente.