Mirditë, tentoi të përdhunojë 44-vjeçaren arrestohet 38-vjeçari

459
Policia e Mirditës ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë në rrugë një 44-vjeçare.
Sipas policisë së Mirditës 38-vjeçari Bardhok Gjeta në orën 07:00 të mëngjesit në vendin e quajtur rrugë këmbësore që lidh rrugën e vjetër nacionale Rrëshen-Geziq Reps, me rrugën autostradë Rrëshen-Morinë, i ka dalë përpara duke i zënë rrugën një këmbësoreje 44 vjeç, banuese në Mirditë, ku ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë.
44-vjeçarja ka mundur të largohet duke i shpëtuar 38-vjeçarit i cili tashmë do të duhet të përballet me gjykatën.
Sigal