Miratohet në parim ligji për moratoriumin 5-vjeçar të gjuetisë

495
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar ditën e sotme në parim pr.ligjin për Moratoriumin 5-vjeçar të gjuetisë, vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita ka qenë kundër tij. Ish-ministri Genc Ruli dha dy alternativa për moratoriumin, ose të mbyllet tani ose të zgjatet 10 vjet. Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm. Shoqata e Gjuetarëve e ka kundërshtuar vendimin e qeverisë, duke theksuar se “vetëm një qeveri që dështon në zbatimin e ligjshmërisë së vet merr masa të tilla ekstreme dhe diskriminuese”.
Sigal