Miratohet lista e barnave të rimbursueshme

676
Qeveria miratoi listën e barnave të rimbursueshme, që tregtohen në farmacitë e spitaleve, si dhe listen e barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ndër të tjera, qeveria ka përcaktuar edhe masën e mbulimit të çmimeve të barnave të rimbursueshme, renditur sipas klasifikimit ATC, në masën 50% – 100%, sipas grupeve terapeutike dhe barnave. Vendimi i qeverisë përcakton edhe marzhet e tregtimit për barnat e listës së rimbursueshme, përkatësisht, në masën 8% për tregtimin me shumicë, dhe 24% për tregtimin me pakicë. Ndërsa marzhe të diferencuara të tregtimit me shumicë dhe me pakicë do të zbatohen për një listë të caktuar barnash. “Nëse, gjatë periudhës kur ky vendim është në fuqi, ulen çmimet për barnat e paregjistruara të listës ose barnat alternativë e vetme, që tregtohen në farmacitë e spitalit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me njoftim të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, reflekton uljen e çmimit të barit në listë. Pulla e kontrollit të barit do të lëshohet pas miratimit të çmimit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, thekson vendimi.
Sigal