Miratohet huaja – BB 70 mln dollarë Shqipërisë, financon kuadrin e politikave për investime

514
Banka Botërore jep një tjetër hua për Shqipërinë në shumën 70 mln dollarëve për financimin e kuadrit të politikave për investimet dhe investitorëve, si edhe lehtësimin e proçesit të dhënies së lejeve të ndërtimit, biznesit, thjeshtëzimin e proçedurave të zhdoganimit dhe menaxhimin e riskut nga produktet ushqimore. Huaja ka një afat shlyerje për 25 vjet.
Banka Botërore aprovon huanë 70 mln dollarë për Shqipërinë, për Zhvillimin e Politikave të konkurueshmërisë.
Projekti që do të financohet nga BB, synon të rrisë konkurueshmërinë e vendit nëpërmjet përmirësimit të regjimit të investimeve, lehtësimit të aktivitetit të biznesit dhe tregëtisë.
Bordi ekzekutiv i BB, vendosi të mbështesë programin e reformave në tri fusha kryesore.
E para synon formimin e kuadrit të politikave për investimet dhe përfshin masat për një ligjë gjithpërfshirës për investime për investitorë vendas dhe të huaj duke krijuar mekanizma ankimues për investitorët dhe ruajtjen e investimeve.
E dyta është mbështetja për përmirësimin e proçesit të dhënies së lejeve të ndërtimit, sigurimit të elektricitetit, lejes për biznes si dhe plotësimin e mangësive për cilësine e infrastrukturës kombëtare.
E treta është mbështetja për lehtësimin e tregëtisë dhe logjistikës, kryesisht përfshin thjeshtëzimin e proçedurave të zhdoganimit në pikat doganore kufitare, menaxhimin e risqeve që vijnë nga produktet ushqimore dhe pakësimin e pengesave në portin e Durrësit.
Mbështetja e dhënë nga BB do të plotësojë këto reforma makrofiskale dhe struktruore për të orientuar ekonominë drejt investimeve të sektorin privat dhe atë të eksporteve.
Menaxherja e BB për Shqipërinë, Tahseen Sayed, e cila sapo është larguar nga misioni i saj, për dhënien e kësaj huaja është shprehur se: “Pas stabilizimit të ekonomisë, është shumë e rëndësishme që tani Shqipëria të ketë edhe kuadrin e duhur ligjor për investitorët dhe një mjedis sa më miqësor për biznesin në mënyrë që të tërheqë dhe mbajë investime që sjellin rritje më të shpejtë dhe vende pune të krijuara nga sektori privat, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë”. 
Projekti i Politikave Zhvillimore për Konkurueshmërinë është një hua e BNRZH me një periudhë pa shlyerje principali prej 5 vjetësh dhe afat shlyerjeje të huasë prej 25 vjetësh.
Sigal