Ministrja Kushi takon fëmijë e prindër refugjatë në Shqipëri: MASR ka thjeshtuar procedurat e regjistrimit në shkollat publike

57

Kushi: “Hapa konkretë për integrimin e tyre të shëndetshëm në shoqërinë tonë. Respektojmë të drejtën e tyre të arsimimit si të gjithë fëmijët e tjerë”

Sigal

Në kuadër të 20 Qershorit, ditës së shënuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si “Dita Botërore e Refugjatëve”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mirëpritur në zyrën e saj një grup fëmijësh e prindërish refugjatë, së bashku me përfaqësues të UNHCR dhe shoqërisë civile në Shqipëri.

Gjatë takimit, Ministrja Kushi është njohur drejtpërsëdrejti me nevojat e tyre kryesore që kanë për integrimin në shoqërinë tonë. Ajo shprehet se:

“Jam me të vërtetë e lumtur që udhëzimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka thjeshtuar dhe modernizuar procedurat administrative për regjistrimin e këtyre fëmijëve në institucionet arsimore parauniversitare publike. Ky është një hap modest por shumë domethënës për integrimin e tyre të shëndetshëm në shoqërinë tonë, duke respektuar të drejtën e tyre të arsimimit si të gjithë fëmijët e tjerë”.

 

Duke prekur slloganin “Së bashku ne shërojmë, mësojmë dhe shkëlqejmë”, Ministrja Kushi nënvizon se ky sllogan ecën përkrah politikave të gjithëpërfshirjes së MASR dhe vjen si një apel i fortë për mbarë shoqërinë që mbështetja ndaj kësaj kategorie vulnerabël duhet të rritet gjithnjë e më shumë.

“Dita Botërore e Refugjatëve” është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga OKB për të nderuar refugjatët në të gjithë globin. Ajo përkujtohet më 20 qershor të çdo viti dhe nderon forcën dhe guximin e njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar konfliktit ose persekutimit. Kjo ditë është një rast për të krijuar ndjeshmëri dhe mirëkuptim për gjendjen e vështirë të refugjatëve dhe për të njohur qëndrueshmërinë e tyre në rindërtimin e jetës