Ministrja Elva Margariti : Viti 2023 ishte viti i turizmit kulturor

50
Sigal

Ministria e Kulturës ka diskutua  projektbuxhetin e vitit 2024. Ministja Elva Margariti  theksoi ndër të tjera se u përmbyll një vit shumë të suksesshëm në fushën e kulturës.

Viti 2023 ishte viti i Festivalit Mbarëkombëtar Folklorik të Gjirokastrës, që ngjiti në skenën e rijetësuar të Kalasërreth 1700 performues, nga të cilët mbi 400 vinin nga jashtë vendit.

Mbi 20 mijë spektatorë ndoqën 40 koncerte e mbi 100 aktivitete. Mes tyre 5 mijë ishin turistë të huaj.

Ju të gjithë keni qenë dëshmitarë të jehonës së këtij festivali, që u rikthye pas 8 vitesh mungese, me një organizim të shkëlqyer nga Ministria e Kulturës.

Një jehonë që vijon edhe sot (pak ditë më parë revista amerikane“Aramco Ëorld” botoi një speciale mbi festivalin). Viti 2023 ishte viti i turizmit kulturor.

Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore gjatë muajve janar-tetor 2023 janë vizituar nga 914,877 vizitorë vendas dhe të huaj, nga të cilët 336,324 në muzetë kombëtarë, 320,384 në parqet arkeologjike dhe 258,169 në kala dhe monumente të kulturës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë tëvitit 2022 llogaritet një rritje prej 45.29%; në krahasim me 2021 shënon një rritje me 139.02%.

Buxheti i vitit 2024 pritet të jetë në masën 4,463,056,000, që përkthehet nënjë rritje prej 12% më shumë krahasuar me vitin që po lëmë pas.