Gjermeni: Planet për territorin, bregdetin dhe ingerimin ndër sektorial, orientojnë zhvillimin

329
Minstria e Zhvillimit Urban ka prezantuar sot në Shkodër 3 planet e hartuara, për territorin, bregdetin dhe atë të ingerimit ndërsektorial.
Ministrja Eglantina Gjermeni ka thënë se,për nga kompleksiteti i problematikave që prek planifikimi,procesi për hartimin e 3 planeve,nuk ka qënë aspak i thjeshtë, pasi ato do të udhëheqin zhvillimin e vendit deri në vitin 2030.
“E filluam punën me një skanim të plotë të territorit për të ndërtuar një panoramë të qartë të asaj çka kishim krijuar në këto 25 vite.Ishte pikërisht kjo panoramë që shërbeu si themeli i një ndërtese solide për hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar, i cili është edhe instrumenti më i rëndësishëm kombëtar në planifikim dhe vendos piketat se si vendi do të zhvillohet në të ardhmen dhe orienton investitorët e huaj dhe vendas për procesin e zhvillimit territorial dhe urban” ka deklaruar Gjermeni.
Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin, i cili përfshin të gjithë brezin bregdetar të vendit nga Shkodra e deri në Konispolsjell një binom det – tokë një aset i rëndësishëm kombëtar dhe pjesë e integruar e rrjetit mesdhetar.
Plani i Integruar për Bregdetin do të ndajë vijën bregdetare në 4 rajone: rajoni natyror Velipojë Durrës; rajoni ekonomik Tiranë – Durrës; rajoni bujqësor Durrës- Vlorë dhe rajoni turistik dhe kulturor, Vlorë Konispol. Kësisoj për herë të parë turizmi do të orientohet sipas karakterit të rajonit bregdetar.
Brenda vitit 2016, 31 bashki të vendit do të kenë të hartuar Planet e Përgjithshme Vendore falë nismës së marrë nga qeveria për ti dhënëmbështetje financiare dhe asistencë teknike 26 bashkive një prej të cilave është edhe Shkodra dhe asistencës së ofruar për 5 bashki të tjera nga Programi i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore.
Nga 31 bashkitë që do të kenë të hartuar dhe miratuar Planet e tyre të Përgjithshme Vendore brenda vitit 2016, 11 prej tyre janë bashki në brezin bregdetar përkatësisht.
Për hartimin e këtyre planeve është punuar nga bota akademike, njësitë vendore, dhe donatorë si Programi i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, OSCE, Ambasada Holandeze, GIZ, Këshilli i Evropës dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas.