Ministrja e MARS Evis Kushi/ Fiton betejën ndaj Covid-19. Kushi: Sa më shumë vigjilencë në ruajtjen e masave parandaluese për shëndetin

217
Sigal

 

Një shëtitje në Parkun “Rinia” Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim. Ndjesë, që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur!  Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve!