Ministrja e Arsimit Besa Shahini braktis takimin me studentët e Shkodrës

880

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini ka braktisur takimin me Senatin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pasi këtë të fundit kërkuan praninë e mediave.

Ky ka qenë shkaku që ka detyruar ministren të lë takimin. Takimi po mbahej në bibliotekën e universitetit, ndërsa veprimin e saj studentët e quajtën të turpshëm.

Për këtë ka reaguar edhe ministrja, e cila përmes një posti në rrjetin social “Tëitter” është shprehur se studentët i kishin kërkuar takim dhe sipas saj ishte rënë dakord  me ta që të bëhej pa praninë e mediave.

Ja statusi i plotë i Shahinit

“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, shkruan Besa Shahini.