Sigal

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thirrur një mbledhje urgjente me drejtuesit e policive të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës e Shkodrës.

Mbledhja mendohet të jetë thirrur pas ngjarjes së Tiranës (plumbave ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala) dhe asaj të Shkodrës (ku u vra një biznesmen).

Thelbi i takimit ishte apeli për angazhim maksimal në funksion të luftës ndaj krimit, duke u referuar tek ngjarjet e fundit. Në këtë mbledhje mësohet se Xhafaj u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të ndërmarrin masa të ashpra reaguese.

Sipas burimeve Ministri kërkoi me forcë rezultate konkrete nga të gjithë strukturat, hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm si dhe efikasitet në punen hetimore, përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligj zbatuese. Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshem Ardi Veliu, largimin nga Drejtorite Vendore apo Policia Kriminale te efektivëve te paafte dhe për te cilët ka indicie për implikim.

Ministri inkurajoi për veprime hetimore policore të thelluara dhe bashkepunim intensiv me Prokurorinë, si edhe denoncim te rasteve nese do te rezultojë qe prokurore të caktuar zvarrisin e pengojnë ecurinë e hetimeve, apo hezitojne të lëshojne urdhra-ndalimi për persona te implikuar

Nga drejtuesit e Policisë është kërkuar me shumë mbështetje nga Prokuroria, nga strukturat vendore të SHISH, si dhe nga institucionet e tjera si Tatime, Dogana, Burgjet etj.