Minatorët e Korçës në protestë, kërkojnë statusin

724
Pas naftëtarëve të Ballshit dhe të Fierit sot ka qënë radha e minatorëve të Korçës për të protestuar për të kërkuar të drejtat e tyre pasi u janë premtuar më shumë se një herë por asnjëherë nuk u janë realizuar.
Minatorët e Korçës protestuan përballë turizmit duke kërkuar miratimin e statusit të minatorit. Ata thonë se marrin pensione qesharake pas gjithë atyre viteve punë në kushte shumë të vështira.
Në protesten e Korçës mesohte se në këtë reth janë reth 1000 minatorë të cilta janë të gatshme ti bashkohne kauzës.
Sindikata Rajonale e Minatorëve të Korçës, Pogradecit, Prrenjasit dhe Ersekës i janë drejtuar me një peticion Kryeministrit Rama, kreut të Kuvendit Ruçi dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Balla ku i kërkojnë miratimin sa më shpejt të statusit të minatorit.
Në mungesë të një zgjidhje, minatorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave, duke deklaruar se do të vinë dhe në Tiranë para Kuvendit, duke imituar në këtë mënyrë marshimin në këmbë të naftëtarëve të Ballshit dhe të Fierit.
Ndërkohë mazhoranca qeverisëse ka refuzuar projektligjin për statusin e minatorit, i propozuar nga deputeti Përparim Spahiu i LSI.
Sigal