Mijëra qytetarë rrethojnë parlamentin, mazhoranca vijon seancën plenare në ilegalitet

229

Opozita ka nisur protestën para Kuvendit, ku po zhvillohet një seancë plenare, të cilën liderët e partive opozitare e kanë quajtur, mbledhje ilegale.

Partitë e opozitës, u bënë thirrje qytetarëve të protestonin përballë Kuvendit. Mijëra qytetarë të revoltuar kanë rrethuar Kuvendin, i cili është blinduar nga forcat speciale.

Ndërkohë seanca plenare vijon të zhvillohet, vetëm me praninë e mazhorancës.

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Lushnje, në një takim me adrministratën dhe militantët e  Partisë Socialiste.