Meta pret ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Angazhimi i tij do t’i kontribuojë zgjerimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve

84
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Shqipërisë, rezident në Athinë Sulaiman Hamed Salem Almazroui, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetjen e tij në përmbushjen me sukses të misionit diplomatik në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e gjatë diplomatike të Ambasadorit dhe shprehu besimin se angazhimi i tij do t’i kontribuojë zgjerimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes vendeve tona, sidomos në fushën ekonomike e tregtare dhe rritjen e investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri.

Presidenti Meta shprehu sigurinë për vijimësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve në veçanërisht, në kuadër të Kombeve të Bashkuara ku Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të jetë së bashku, në vitet 2022-2023, anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

 

 

“🇦🇱🤝🇦🇪 Kënaqësi të takoja, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulaiman Hamed Salem Almazroui dhe t’i uroja shumë suksese në detyrën e tij.
Duke e siguruar për mbështetjen të plotë në përmbushjen me sukses të misionit diplomatik, shpreha besimin se përvoja e gjatë dhe angazhimi i tij do t’i kontribuojë zgjerimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes vendeve tona, sidomos në fushën ekonomike e tregtare dhe rritjen e investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri.
Theksova në veçanti vijimësinë e bashkëpunimit të ngushtë edhe në kuadër të Kombeve të Bashkuara ku Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të jetë së bashku, në vitet 2022-2023, anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit”, shkruan presidenti Meta.