Meta për ndërkombëtarët: Nga ana e presidentit me të gjithë kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera. Kushtetueses iu përgjigja se…

167
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur dhe për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, duke i cilësuar të shkëlqyera nga ana e Presidentit.

Duke iu referuar pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese, Meta tha se përgjigjja e tij ka qenë se ‘nëse shqetësimi juaj vjen nga pretendimet e Kuvendit përgjigjja është kjo që ju kam dhënë, por në qoftë se ju keni ndonjë shqetësim që unë s’e kam nga ndonjë vend partner, ju lutem ma thoni nga e keni ju sepse pastaj do ju jap materiale plotësuese.

“Lidhur me pyetjet që janë bërë nga anëtarë të Gjykatës Kushtetuese në respekt të transparencës dhe integritetit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe detyrimit të tij për llogaridhënie para qytetarëve kushdo që ka interes është i lutur, si në faqen zyrtare të Presidentit, si në ‘Facebook’-un e Presidentit t’i lexojë një për një si pyetje dhe përgjigjet që janë miratuar nga Presidenti i Republikës. Ju i patë dje mediat dhe unë u detyrova dy herë të bëja reagime sepse titujt nga zyra e propagandës së Juntës që i mban në presion mediat ishin kudo tjetër për tjetër.
Nuk jam këtu për të folur për marrëdhëniet ndërkombëtare, as të presidentit as të askujt tjetër, që nga ana e presidentit me të gjithë kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera, ku ka mbretëruar korrektësia, çdo gjë e mirëdokumentuar, çdo gjë konstruktive.
Në qoftë se lexoni në fund pyetjen që ka bërë Gjykata Kushtetuese, pasi jepen disa sqarime, është dhënë kjo përgjigje, ‘nëse shqetësimi juaj vjen nga pretendimet e Kuvendit përgjigjja është kjo që ju kam dhënë, por në qoftë se ju keni ndonjë shqetësim që unë s’e kam nga ndonjë vend partner, ju lutem ma thoni nga e keni ju sepse pastaj do ju jap materiale plotësuese’. Janë dorëzuar që në korrik materialet, dokumentet, anëtarëve të GJK”, deklaroi Meta.