Merrni çadrat me vete, reshje shiu të herëpashershme, dhe dëborë në zonat malore

21
Sigal

Ditën e martë pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000 metra, deri në mesatar në majat e maleve.