Merrni çadrat me vete, reshje shiu sot, moti për çdo qytet

309
Sigal

Moti i vranët do të mbizotërojë për ditën e martë, intervale të shkurtra kthjellimesh kryesisht në jug të vendit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të cilat do të përfshijnë të gjithë vendin që në orët e para të 24 orëshit me intensitet deri mesatar.

Prej orëve të mesditës në jug dhe në qendër reshjet do të jenë me intensitet të ulët, në veri reshjet mbeten me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër   11/19 re shi

Kukës   9/15 re shi

Lezhë    9/20 re shi

Dibër    8/12 re shi

Durrës    11/18 re shi

Tiranë   13/21 re shi

Elbasan    11/21 re shi

Berat   7/20 re shi

Vlorë   11/20 re shi

Korçë    7/14 re shi

Gjirokastër    5/21 re shi

Sarandë    11/20 re shi.