Merr fund arratia, prangoset autori që plagosi me sëpatë 46-vjeçarin në Korçë

176
Sigal

Nuk ka zgjatur më shumë se dy orë arratia e shtetasit me iniciale E.B i cili dhunoi me sende të forta një 46-vjeçar në Korçë.

Dyshohet se autori pas një sherri ka goditur me sende të forta Sokol Duron i cili ka përfunduar me fraktura të shumta në spitalin e Korçës. Burime bëjnë me dije se konflikti dyshohet për një femër, autori dhe i plagosuri i komunitetit egjiptian.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ka vetëm thyerje të këmbës pasi e ka goditur autori me pjesën e pasme të sëpatës.