Merr flakë banesa në Pogradec, një familje prej 4 personash të ndodhur brenda/ Çfarë raportohet

136
Sigal

Një banesë në Pogradec është përfshirë nga flakët në fshatin Slabinjë të njësisë Proptisht.

Sipas të dhënave paraprake nuk ka të lënduar në njerëz nga 4 anëtarët e familjes që jetonin në të.

Drejt zonës është nisur zjarrfikësja për të shuar zjarrin ndërsa banorë të zonës po ndihmojnë në shuarjen e flakëve.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.