Merr armën të vrasë vëllanë, Policia ‘shpërthen’ derën. Panik e të qara brenda banesës

490
Sigal

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 parandalon një ngjarje të rëndë kriminale brenda një familjeje në Tiranë.

Vëllai rrëmben armen të vrasë vëllanë më të madh, por telefonata në polici ka bërë që efektivët të vënë në pranga në kohë autorin.

Gjatë ndërhyrjes, teksa policia ka hapur derën ka kapur në flagrancë brenda 32 vjeçarin S.L. të cilit i janë sekuestruar edhe dy armë zjarri.

Në videon që mund ta shihni me poshtë dëgjohen të qara brenda banesës, në kohën që hyn policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“, pas njoftimit të marrë se në Lanabregas, Tiranë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

-S. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kërcënoi për vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.