Mega-operacioni i drogës në Itali, mes të arrestuarve 27 shqiptarë

271
Sigal

Operacion ndërkombëtar antidrogë i karabinierëve italianë çoi në pranga 55 persona, pesë prej të cilëve u arrestuan në Shqipëri.

Një nga personat që përfundoi në pranga u gjurmua në Macerata, pas një aktiviteti të madh hetimor të kryer nga njësia operative.

Droga nga Shqipëria mbërriti në Romë dhe u transportua më pas në të gjithë Evropën, me anë të korrierëve që udhëtonin me trena dhe autobusë. Një shqiptar u arrestua në Macerata i cili kohët e fundit ishte zhvendosur nga Roma (me sa duket sepse ai ka një të afërm në provincë). Burri me iniciale P.G, 27 vjeç, tani është në burg. Ai ishte pjesë e një organizate që importonte drogën nga Vlora.

Nga 55 personat ndaj të cilëve u lëshuan urdhër-arrestet, 52 janë burra dhe tri gra, ndërsa 27 prej tyre janë shqiptarë. Ata vepronin në tre organizata të ndryshme.

Grupi i parë i përbërë vetëm nga shqiptarë, importonte sasi të mëdha marijuane direkt nga Vlora dhe më pas bashkëpunonin me nigerianët në Itali për ta shpërndarë në vende të ndryshme të Evropës dhe sigurisht edhe në rajonet italiane. Grupimi i dytë përbëhet nga tre persona nga Nigeria, ndërsa organizata e tretë përbëhej nga tetë persona, gjithashtu nigeriane, të cilët morën dhe blenë sasi marijuane nga Shqipëria të cilat më pas ata transportuan dhe tregtuan në të gjithë territorin kombëtar dhe evropian, duke pasur dy baza logjistike në Romë përmes Melicucco dhe përmes Villafranca Tirreno.

Në disa raste, disa prej të dyshuarve rezultuan se i përkisnin 2 prej 3 shoqatave nën hetim në të njëjtën kohë.

Aktiviteti hetimor nisi në prill vitit 2018 deri në prill 2019, ku gjatë kësaj periudhe u arrestuan 83 subjekte dhe u sekuestruan gjithsej 481 kilogramë “marijuanë” dhe 10 kg hashash dhe u sekuestruan rreth 70 mijë euro. Lënda narkotike do t’u kishte dhënë një fitim prej 2.5 mln eurosh nëse do të shitej në rrugë.

Marihuana zbarkoi në brigjet e Apulit dhe më pas i transportua në kryeqytetin italian e futur në qese me vakum dhe e mbështjellë me shtresa të shumta celofani dhe shirit ngjitës, shpesh duke pasur një ngjyrë tjetër për të dalluar pakot bazuar në sasinë, zakonisht asnjëherë më pak se 1 kilogram.