Me thikë në dorë kërcënoi shitësen, policia parandalon vjedhjen në një argjendari në Durrës, në pranga 35-vjeçari

182
Sigal

Policia re Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, pasi ka tentuar të grabisë një argjendari. Sipas “bluve” është arrestuar L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë.

Ky i fundit nëpërmjet kërcënimit me thikë, ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon vjedhjen në një argjendari në Durrës, vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë morën  informacion se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, nën kërcënimin e një thike.

Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.