Me 1.5 ton drogë nga Shqipëria për në Brindisi, ja shqiptari i arrestuar

438
Policia italiane e Brindisit ka vënë në pranga një 22-vjecar shqiptarë i të cilit i është sekuestruar 1.5 ton drogë.
Nga një kontroll i bërë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij i është sekuestruar lënda narkotike. Sipas medias lokale droga ruhej nga dy shqiptarë.
I arrestuari është Abaz Mamo ndërsa tjetri i ka shpëtuar prangave dhe ka humbur gjurmët. Në shtëpi, u gjetën 1 ton e 610 kg marijuanë, e ndarë në paketime nga 5 në 25 kilogram. Droga, raporton “Brindisi report” kishte ardhur nga Shqipëri.
Dy shqiptarët kishin me vete dy pistoleta, një “Dan Wesson” të kalibrit 357 dhe një “Beretta” të kalibrit 7,65.
Sigal