Një pushues është mbytur gjatë pasdites në plazhin e Tales në Lezhë. Personi që ka humbur jetën është 58 vjeçari Naim Mustafaj nga Burreli.
Akoma nuk është e qartë se cilat ishin shkaqet që çuan në mbytjen e pushuesit. Grupi i hetimit është në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:35 , në plazhin e Tales ,Lezhë është mbytur në det shtetasi N.M.,58 vjeç, banues në Burrel.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



















