Mbyllja e diskove dhe lokaleve të natës, Shoqata e Bareve protestë nesër para Kryeministrisë: Qeveria të tërhiqet nga ky vendim absurd

293
Sigal

Shoqata e Bareve ka reaguar pas vendimit të Ministrisë s ëShëndetësisë për mbylljen e aktivitetit të clube-ve të natës, diskove dhe loung-bare-ve. Nëpërmjet një deklarate publike, shoqata i ka bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim, pasi do të ketë pasoja të rënda për këtë sektor, ndërsa kanë paralajmëruar protestë nesër para Kryeministrisë në orën 12:00.

Ata gjithashtu i kanë kërkuar qeverisë që të shtohen masat distancuese, të monitorohet zbatimi i masave nga klientët, si dhe të mbështetet sektori i argëtimit. Sipas tyre, nuk ka prova, që ambjentet e hapura, të jenë vatër për shpërndarjen e virusit.

Deklarata e Plotë

Pas lajmit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë për mbylljen e aktivitetit të clube-ve të natës, diskove dhe lounge bare-ve, Shoqata e Bareve i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky vendim absurd dhe me pasoja më të rënda se vet Covid-19. Vatra e vërtet e Sars-Cov- 2 nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid. Gjithashtu shoqata jonë i drejton qeverisë disa kërkesa:

1. Të shtohen masat e individeve distancuese, pa mbyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme.

2. Nuk ka prova që baret me ambiente të hapura të jenë vatër shpërndarje për virusin.

3. Të monitorohen masat individuale te klienteve pa penalizuar biznesin qe eshte ne kushte falimenti

4. Të mbështetet sektori i argëtimit.

5. Ne në sipërmarrjet tona kemi zbatuar me rigorozitet të lartë të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket masava kundër Covid-19. Secili të mbajë përgjegjësinë e tij. Ndërkohë apelojmë të gjithë individët që operojnë në këtë sektor, të na bashkohen në protestën e nesërme që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 12.00.

Ju faleminderit dhe punë të mbarë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot vendimin e qeverisë për mbylljen e diskove dhe lokaleve të natës, në mjediset e mbyllura dhe të hapura, përveç restoranteve. Gjithashtu Manastirliu bëri me dije, se do të ndalohet muzika pas orës 20:00 për çdo subjekt.

Dosja.al publikoi një ditë më parë pamjet skandaloze të diskove në jug të vendit, ku të rinjtë nuk respektonin asnjë masë ndaj COVID-19. Siç duket, pas këtyre pamjeve, Ministria është ndërgjegjësuar dhe mori vendimin e rëndësishëm.