Mbyllet sërish transporti urban?

416
Sigal

Asnjë autobus nuk do të lëvizë më në Tiranë nga e hëna, pasi kompanitë e transportit publik kanë lajmëruar se do të pezullojnë aktivitetin e nisur vetëm pak ditë më parë.

Ky vendim pritet të komunikohet në një deklaratë publike të mëvonshme të Unionit të Transportit Publik.

Kjo e fundit paralajmëroi më herët rimbylljen, pasi të ardhurat nuk justifikojnë shpenzimet. “Me këtë numër të reduktuar pasagjerësh që ne kemi, çdo operator ka të ardhura të munguara në fund të ditës, të cilat nuk justifikojnë shpenzimet. Automatikisht kjo të çon drejt rimbylljes”, ka thënë më herët kreu i shoqatës së transportit publik Rixhin Qoshja.