Mbyllet pika kufitare e Qafë-Botës, në Kakavijë vetëm 400 persona në ditë

315
Sigal

Qeveria greke ka urdhëruar që pika kufitare e Qafë-Botës do të qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars, ndërkohë që në Kakavijë nuk do të ndryshojë situata.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për personelin e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë thuhet se çdo ditë do të lejohet të hyjnë në tokën greke vetëm 400 persona të pajisur me letra të rregullta greke. Ndërkohë Qafë Bota do të vijojë të jetë e mbyllur.

Policia e ka pranuar se mbyllja e pikës se Qafë Botës ka sjellë probleme serioze, pasi është një urë komunikimi mes minoritetit që jeton në Shqipëri dhe zonës së Thesprotisë. Por shifrat në rritje të të infektuarve me Covid-19, kanë sjellë edhe marrjen e masave kufizuesve.