Mbetjet, gangrenë mjedisore në Fier, qytetarët: Të rrezikuar nga sëmundjet

/Gazeta TELEGRAF

Mbetjet janë kthyer në një gangrenë mjedisore në qytetin e Fierit. Banorët thonë se janë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme, ndërsa pohojnë se në shenjë revolte, iu vihet flaka mbeturinave.

Sigal

Fieri është një nga qytetet më të ndotura të vendit tonë për sa i përket mbetjeve. Këto pamje janë gangrena e përditshme e qytetarëve fierakë, të cilët shprehen se era, e cila kundërmon në të katra anët të qytetit, po kthehet në kancer për banorët.

Për shkak se shërbimi i menaxhimit të mbetjeve nuk ofrohet rregullisht në të gjithë territorin e Bashkisë së Fierit, qytetarët në shenjë revolte, shpeshherë u vënë zjarrin.

Edhe pse bashkia Fier ka investuar në vendosjen e tre lloje kontenierësh, një pjesë e mirë e tyre, kanë nisur të prishen e të dalin jashtë funksionit, gjë që ka bërë që aroma e keqe të pushtojë  rrugët e qytetit jugperëndimor.