Mbas muxhahedinëve e afganëve, qeveria ngre një qëndër të re për arabët dhe aziatikët

Refugjatët e Turqisë dhe Greqisë do qëndrojnë në Qafë Botë të Sarandës

Ish magazinat e rezervave dhe ushtrisë së kohës së komunizmit, në afërsi të pikës kufitare të Qafë-Botës do të kthehen në vende pritjeje dhe strehimi për refugjatët aziatik dhe ata arabë, që kalojnë nëpërmjet territorit apo ujërave turke dhe greke. Organizata Botërore për Imigracionin do të paguajë ca para sa për të riparuar apo edhe ndërtuar  qëndrën e re dhe gjithçka do i mbetet si kockë në fyt shqiptarëve. Me sa duket grekët janë më të interesuar për krijimin e kësaj qendre me idenë për ta kthyer në një mini-qytet ku do strehohen shumë refugjatë. Flitet se janë rreth 10 mijë refugjatë, por kjo ende mbetet për t’u saktësuar, pasi vetëm numri i azilantëve në kampet greke, që janë në pritje është rreth 10 mijë. Ata duan edhe shërbimet e tjera si shëndetësore, dyqanet, lokalet, shkollat, rajonin e policisë etj. Pikërisht për fillimin e punimeve do të zhvillohet edhe ceremonia në Qafë Botë, e cila është mbajtur sekret nga pala shqiptare për të mos nxitur reagimet e shqiptarëve dhe qytetarëve të Çamërisë. Ndoshta për grekët këta do shërbejnë si kal troje për të izoluar  njëherë e mirë  territorin amë të shqiptarëve me shqiptaret e Çamërisë. Kjo marrëveshje është bërë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe ka gjetur dakordësinë edhe te kryeministrit Rama. Si të mos mjaftonin muxhahedinët, Shqipëria po bëhet gati për t’u kthyer në një “strehë” për emigrantët e vendeve të treta. Shqipëria që po shuhet nga shqiptarë që veç largohen duket se do mbushet me emigrantë nga Azia, Siria, Afrika dhe vendeve të tjera që e shohin Shqipërinë si një vend tranziti drejt perëndimit, dhe këtu kanë të drejtë. Hapësirat perfekte që lë mungesa e një shteti ligjor, korrupsioni, pandëshkueshmëria etj, u jep atyre më shumë lehtësi për të mbërritur në vendet e tjera evropiane. Me grimca projektesh e fondesh institucionet e huaja që duken sikur po përkrahin Shqipërinë evropiane të standarteve, më së shumti duket se po i shërbejnë vetë vendeve të tyre, për t’i mbajtur larg vetes emgrantët që shkojnë drejt tyre. Ti mbash në Shqipëri është një opsion i leverdishëm për to. Në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës, raportimet për kalime të paligjshme të emigrantëve e dëshmojnë më së miri këtë. Fatkeq që kërkojnë një fat më të mirë, por që do të duhet të shpresojnë ende, sa ky vendi ynë të bëhet më i mirë. Shtetet e ndryshme nuk po mundin të ndalin migrimin e njerëzve e pikërisht për këtë, Shqipëria duket se po përdoret si “ndalesa drejt Evropës”. Në Qafë – Botë, do të ngrihet një qëndër strehimi e përkohshme e kësaj pike kalimi kufitar. Do të jetojnë aty rreth 50-60 emigrantët e parë. Një Manzë e dytë por këtë herë e ngritur në jug.

Përtej përpjekjeve humaniste rasti i strehimit të muxhahedinëve në Shqipëri dëshmoi sesa “rrezik” mbartnin me vete këto përpjekje strehimi që në rastin e të strehuarve në Manzë gati – gati u kthyen kundër vetë Shqipërisë, që i strehoi. Siguria duket se do të jetë kryefjala e kësaj Shqipërie që po zbrazet nga të vetët e po mbushet me emigrantë të vendeve të treta. Fluksit të shtuar të emigrantëve të parregullt po i detyron autoritetet shqiptare të kërkojnë mbështetjen e organizmave të huaj. Në Qafë Botë në përgjigje të nevojave të migrantëve dhe autoriteteve të menaxhimit të migracionit, IOM po ngre një strukturë akomoduese për emigrantët që hyjnë në Shqipëri nga kjo pikë. Pritet të qëndrojnë këtu, por askush se di sa gjatë. Mes nevoja të tyre për shërbime sociale, shërbime të mbrojtjes së fëmijëve mbase duhen shtuar edhe nevojat e shqiptarëve “mikpritës” por që kanë nevojë gjithnjë e më shumë për siguri, aq shumë e kërkuar nga shteti e ligji këto 33 vite e që spo dimë t’ua japim shqiptarëve jo më të huajve të panjohur të gardheve të tipit Ashraf.

NOA