Mbante armë në banesë, prangoset 36-vjeçari në Sarandë

204
Sigal

Një 36-vjeçar me inicialet Dh.N është arrestuar nga Policia e Sarandës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i  municionit”.

Mësohet se pistoleta është sekuestruar në banesën e shtetasit të vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, bazuar dhe në informacionevet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin Dh. N., 36 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një banese në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.