Maturantët në protestë: Nuk jemi budallenj të gjithë, e ardhmja jonë është në duart e kopjacëve

182
Sigal

Në ditën e dytë të protestës, maturantët kanë deklaruar se pyetjet te testit të Matematikës, kanë qenë të ndërtuara jo sipas kurrikulës.

Protestuesit fillimisht u ndalën para Ministrisë së Arsimit, për t’u zhvendosur më pas tek Zyra e Qendrës së Shërbimit Arsimor. Maturantët thanë për “ABC” se nuk do të heqin dorë nga protesta.

Ata kërkojnë rishikimin e testit, duke paralajmëruar bojkotimin e provimit të radhës.

“Nuk kanë ditur ta përkthenin provimin. Kemi mbështetje nga gjithë mësuesit të cilët janë shprehur se pyetjet nuk janë ndërtuar saktë. Nuk jemi budallenj të gjithë. E ardhmja jonë është në duar e këtyre kopjacëve”, thotë një maturante.

Ndërkohë nga Ministria e Arsimit, ende nuk ka një reagim zyrtar se çfarë do të ndodhë me kërkesat e tyre.