Masterplani i bregdetit- Klosi: 3 investimet që do sjellin turistë, rëra pasuri kombëtare

302
Sigal

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ishte në zonën e Tales në Lezhë ku u diskutua për masterplanin e bregdetit me grupet e interesit.

Klosi e quajti këtë zonë si një festival turistik Lezhë -Shkodër, ku kemi trazhëgimi kulturore pafund, kemi kështjella, kemi qytete për të vizituar, kemi histori, kemi trashëgimi pasurore pafund. Por, kjo pasuri duhet mbrojtur, por duhet përmirësuar dhe infrastruktura, që kjo pasuri mbarëkombëtare t’i afrohet gjithë rajonit, duke thithur sa më shumë turist. “Përfundimi i të gjithë investimeve që bëmë në rrugën e Kombit për ta bërë atë me standard evropiane. Përfundimi shumë shpejt i Rrugës së Arbërit, përfundimi i punimeve për korridorin blu janë tre investime që nuk ka asnjë dyshim që do të sjellë të gjithë rajonin në plazhin ku jemi.

Pra nuk është një histori që është prespektivë për 10 vjeçarin e ardhshëm është një prespektivë që për dy tre vjet do të ndodhë. I gjithë rajoni do të ketë bregdet bregdetin tonë”, tha Ministri Klosi. Këtë vit ndarja e vijës bregdetare u bë në mënyrë shumë të strukturuar dhe paprobleme me dakortësi me kryetarin e Bashkisë. Por, ky sistem i mirëmenaxhuar do të bëjë që të kemi dhe të ardhura më të larta. Sipas Kolit e rëndësishme është që të zgjedhim një model të mirë zhvillimi, jo atë që zgjodhi Shëngjini, i cili ndërtoi pallate pafund, dhe më pas i ktheu në Hotele.

 

“Ja dolëm të dëshmojmë që këtë pasuri që është rëra jo vetëm ta kontrrollojmë jo vetëm ta kemi si symbol të parekshmërisë por dhe ta kuptojmë që nuk është pronë vetëm e një njeriu që e zë apo e një njeriu që thotë unë jam këtu dhe kjo është prona ime. Jo kjo është pronë shtetërore është pronë kombëtare dhe duhet ta mbajmë të paprekur.

Ndërkohë që ligji i ri i menaxhimit të vijës bregdetare kërkon që dhe projekte të tjera si masterplani që po bëhet për zonën e plazhit për gjithë zonën e mbuluar nga Bashkia Lezhë të jetë një zonë e struktuar të kemi një qartësi më të madhe për mënyrën e zhvillimit por që ky zhvillim të paraprihet me investime që do t’i thonë ekspertët e infrastrukturës”, tha Klosi. Sipas tij duhet të mbrojmë rërën, duke e vlerësuar si pasuri, pasi aty nuk mund të ndërtohet më në mënyrë të paligjshme, ky tashmë është krim dhe vepër penale. Sipas tij duhet të vlerësojmë se cilat janë zona strikte të mbrojtura, si dhe cilat janë zonat që do të kenë zhvillim dhe çfarë zhvillimi do të kenë