Maskat grabisin shtëpinë në Peshkopi, autorët marrin paratë e zhduken

442
Sigal

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Peshkopi. Sipas informacioneve të para, grabitja ka ndodhur në një banesë që ndodhet pranë spitalit të Peshkopisë.

Persona të maskuar dhe ende të paidentifikuar janë futur në banesë dhe kanë marrë një shumë parash. Në shtëpi fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person.

Më pas autorët janë larguar me shpejtësi. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar kamerat e sigurisë së objekteve përreth por ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre.