“Maskarenj, të poshtër, do të vini shpejt për vota”, banori në Luzni të Dibrës: Jemi izoluar nga dëbora

171
Sigal

Trashësia e madhe e dëborës ka bërë që prej katër ditësh shumë fshatra në Dibër të jenë totalisht të izoluar.

Ndërkohë banorët kanë marrë vetë situatën në dorë, duke nisur hapjen e rrugëve me mjete rrethanore.

Banorët e fshatit Lushan i Epërm në Njësinë Administrative Luzni kanë nisur hapjen e rrugës pasi mjeti tip fuoristradë e pati të pamundur të çante dëborën.

Ndërkohë ata “shpërthejnë” keq ndaj përgjegjësve, duke ju kujtuar atyre se do të shkojnë tju kërkojnë votën, ndonëse i kanë lënë të izoluar.

Një prej banorëve dëgjohet teksa reagoni revoltuar.

“Maskarenj, të poshtër, do të vini shpejt për vota, po do i gjini votat ju”, thotë ai.

Sipas banorëve vetëm rruga kryesore e Njësisë Administrative Luzni është e hapur, ndërsa në fshatrat Lushan i Epërm, Arapaj e Poshtme dhe Epërme, si dhe shumë fshatra të tjerë në Bashkinë Dibër, janë të izoluar.