Emri-Foto/ U ekzekutua në prag të shtëpisë, kush është shqiptari i vrarë në Islandë

182
Sigal

Zbulohet identiteti i të riut me origjinë shqiptare, që mbeti i vrarë natën e së shtunës së shkuar në Reykjavík të Islandës.

Mediat vendase bëjnë me dije se ai është Armando Beqiri me origjinë nga Shqipëria. I ndjeri shkoi në Islandë në dhjetor të vitit 2014.

Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes atje. Armando ishte gjithashtu një mbështetës i fortë i ekipit kombëtar islandez.

Pak para mesnatës, Armando parkoi makinën e tij në garazh, dhe në të njëjtën kohë kur po ecte për tek dera e përparme, besohet se nga një makinë që i ishte afruar shtëpisë së tij, u qëllua me disa plumba duke i shkaktuar vdekjen.

Plumbat e goditën 40 vjeçarin në shpinë, qafë dhe kokë. Në vendin e ngjarjes, Armando u gjet i shtrirë në gjak dhe u dërgua në spital ku ndërroi jetë.

Natën e kaluar tre persona u arrestuan në një shtëpi verore dhe u zhvendosën në Reykjavík. Nuk thuhet nëse ata janë dëshmitarë të çështjes apo dyshohen për pjesëmarrje në vrasje.

Mediat vendase shkruajnë se krimi dyshohet të ketë ndodhur për larjes hesapesh.