Mashtrimi me Rindërtimin, dhe show televiziv me miliardat e donatorëve

Banorët e njësisë Bashkiake nr.1 në Tiranë e drejtuar nga administratorja e njësisë Adelina Jaku ( Bala), në heshtje të plotë dhe injorim të votës së rreth 8 mijë banorëve të Rr, Idriz Dollaku, ende nuk ka vënë 1 lopatë llaç për meremetimin e pallatit nr.21, i cili është suvatuar vetëm gjysma e pallatit, nga vetë banorët dhe ka nevojë për riparimin e një pjese të vogël të taracës. Premtimet janë të shumta, por banorët kanë premtuar që t’i harrojnë votat në zgjedhjet që po ofrojnë. Numri i madh i votuesve në këtë zonë, është i mjaftueshëm që të thyejë 50% të rezultatit aktual në Tiranë. Lavazhe me zhurma në mes të pallateve, dhe që kanë bllokuar rrugën e zjarrfikësve në rast fatkeqësish. Ferra e shkurre pa fund, që të japin imazhin e një xhungle dhe që do e kishte zili edhe laguna e karavastasë. Rrugë të masakruara dhe që pas protestave të para disa ditëve, gropat janë mbushur me çakull, si në kodrinat dhe malet më të thella të vendit dhe jo 900 metra nga qëndra e Tiranës. Edhe pse qytetarëve u mbahen me detyrim taksat e rrugicave: të pastrimit, gjelbërimit, ndriçimit, kanalizimeve, në Rr.Idriz Dollaku-Zhegu, ujrat e zeza derdhen rrugëve, gjelbërimi mungon, firmat e pastrimit nuk shkelin, rrugët janë të masakruara, ndriçimi nuk ekziston, ndaj banorët shprehen se ‘Rilindja’, t’i harrojë votat. As me dëshirë dhe as me thasë mielli, por as edhe me dorovitje të tjera.

 

Sigal