Masakrohet lumi i Volorekës në Drilon

1466
Sigal

Një nga pikat më të
bukura turistike popullohet nga qen, gomerë të ngodhur dhe ujra të ndotura

 

Bardhyl Berberi

 

Liqeni, fusha dhe
mali, bora fëshfërima e gjetheve cicërima e zogjëve lumi Voloreka, varkat mjellmat
shelgjet lotues janë dekori i këtij Driloni që është një nga mrekullitë që
natyra dhe njerëzit e saj me mikpritjen dhe dashurinë nuk të lenë të largohesh
pa marrë me vete dashurinë dhe mallin për 
t`u rikthyer përsëri në Drilon. Driloni është një nga pikat turistike
model i cili çdo stinë të vitit mbipopullohet me turistë  të huaj dhe vendas…Ai është i mbipopulluar në
cdo stinë të vitit dhe gjithsecili që vjen në Pogradec e do një kujtim pikërisht
nga ky Driloni dhe lumi Voloreka duke shëtitur me varka… Një relaks i vërtetë
nënë mrekullinë e një pylli në bregun e liqenit në një park gjigand prej 20 ha
me lumin e Volorekës në mes me ishujt të ndarë dhe urave dekorative që mund të vozitësh
me varkë përgjatë lumit dhe një gjelbërim të harlisur që të duket vetja sikur
je në përrallat e Andersenit. Dikur një nga rezidencat e Enver Hoxhës ku
kalonte orë të tëra mes rrapishtave dhe mështeknave nën ujërat e kristalta të
lumit Volorekë që nanurit me një qetësi perëndie. Aty ndodhen tre lokale që të
servirin nga tavat tradicionale e koranit deri tek mishrat e pjekura në hell. Në
këtë park vijnë vizitorë nga të gjitha rrethet dhe kalojnë orë të tëra në formën
e një pikniku familjar. Driloni është një nga ndalesat kryesore të çifteve të
reja të cilët ditën e dasmës filmimet kryesore i bëjnë midis kësaj mrekullie të
natyrës. Por para disa kohësh një dorë e zezë keqdashëse e ka shkatërruar
ekosistemin e lumin Voloreka këtë mrekulli të natyrës me ujëra të kristalta
duke e kthyer ujërat e gjithë fshatrave Rëmënj dhe Vërdovë nga kanalet e tyre që
shkonin të tjetër destinacion pranë lumit ish shkolla “Lasgush Poradeci” duke i
kthyer sipër mbi fshatin Zagorçan direkt në lumin e Volorekës duke e masakruar
në mënyrën më barbare. Gjithë mbeturinat e kanaleve të fshatrave rrëzë kodrave
ku janë hedhur gjithë mbeturinat që nga mace, qen dhe gomarë të ngordhur me një
kanal misterioz që është hapur duke i shkarkuar drejtim në ujërat e pastra të
Volorekës në  Drilon. Një nga pronarët e
vilës “Art” në Drilon, Toni Qirici  ekskluzivisht
për gazetën “Telegraf” thotë se “Këto janë ujrat ku buron Drini sipër dhe
kalojnë nëpërmjet lumit Voloreka direkt në liqen. Të bësh këtë masakër me këto
ujëra që kalojnë përmes Drilonit dhe të ndotësh lumin “Voloreka është çnjerëzore
dhe i fut thikën turizmit. Sa herë bie shi ky ujë kristal turbullohet duke
sjellë me vetë ujra të ndotura  me kafshë
të ngordhura, të cilat më pas derdhen në liqen. Kjo është një nga masakrat më të
mëdha që mund t`i bëhet kësaj pike turistike që shumë shpejt do të futet së bashku
me pjesën shqiptare të liqenit nën mbrojtjen e UNESKO-s…

Ne biseduam me disa
banorë të fshatit Zagorçan aty ku është bërë devijimi i kanalit, të cilët thanë
për gazetën “Telegraf” se para disa kohësh nga drejtoria e bordit të ujërave me
qendër në Korçë ka ardhur një ekskavator ka punuar disa ditë duke kryer këtë
skandal duke future në shtratin e lumit Volorekë këto mbeturina… Është një indiferentizëm
skandaloz që të gjithë e shohin këtë masakër sa herë që bie shi bëhet më e dukshme
pasi vijnë gjithë mbeturinat e zonës. Mbi të gjitha thotë një banor i fshatit
Zagorçan, Elsi Cake kjo është e qëllimshme dhe keqdashëse dhe koston e paguan
turizmi në këtë zonë kaq të preferuar  dhe atraktive  me turistë të huaj dhe vendas …