Masakra e Fushë-Krujës, policia shoqëron në komisariat mbi 10 persona. Ekipet e FNSH-së rikthehen sërish në vendngjarje

118
Sigal

Policia e Shtetit ka shoqëruar mbi 10 persona në lidhje me atentatin e të dielës në mbikalimi e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

News 24 bën me dije se të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi në Fushë Krujë nuk ka ambiente. Ndërkohë, edhe sot me dhjetëra forca të FNSH kanë mbërritur në Fushë Krujë, për të mbledhur të tjera prova nga vendngjarja.

Kujtojmë se ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda 22-vjeçari Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.