Koncesioni i sterilizimit/ SPAK nis punën, merr në pyetje doktorin Artan Koni

447
Sigal

Rreth një muaj pas padisë së depozituar nga Nisma Thurje, SPAK nis punën me dosjen për koncesionin e sterilizimit.

Prokuroria e Posaçme anti korrupsion do të pyesë fillimisht persona që kanë dijeni për çështjen.

“SPAK ka vënë në lëvizje një prej çështjeve që konsiderohet si prova e parë për SPAK. Në këto momente burime zyrtare pranë SPAK konfirmojnë se është duke u marrë në pyetje mjeku Artan Koni, i cili ka qenë në grupin e personave që ka dorëzuar padinë.

Pas zotit Koni pritet që në SPAK të thirren të gjithë personat që kanë pasur të bëjnë me koncesionin e sterilizimit. SPAK nuk e ka listuar emrin e Beqjas në listën e personave që mund të japin shpjegime për momentin”, raportoi Lala.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK më 23 dhjetor është i përfshirë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas nismës “Thurja”, kanë abuzuar me taksat e qytetarëve