Masakra/ 1.9 milionë shqiptarë të pasiguruar

663
Kujtojmë deklaratën e parë të ministrit Ilir Beqja, bërë më 9 shtator 2013, ditën kur u ul në kolltukun ministror: “Që nga sot, shqiptarët e papunë, të pa siguruarit dhe familjet në nevojë e ato me ndihmë ekonomike, do të kryejnë çdo shërbim mjekësor falas në klinika, ambulanca, laboratorë analizash e mjekë familjeje”. Kanë kaluar dy vjet dhe shqiptarët nuk e kanë shijuar deklaratën e ministrit që merret vetëm me tendera ilaçesh e koncesione klienteliste deri tek parkingjet e spitaleve, mbetjet spitalore dhe ilaçet e ambulancave të fshatrave skajorë, për të cilat thuhet se i ka “hobi” dhe pjesë të biznesit të padukshëm të tij. Kjo gjë, i përket drejtësisë e cila edhe pse ka në sirtar afro 73 dosje krimi ekonomik-financiar të këtij ministri “tenderxhi”, nuk po vepron. Sot, gazeta “Telegraf”, po ndalet në një fakt tjetër masakrues, që shëndetësia “Beqja” po vazhdon t’u bëjë shqiptarëve, lidhur me vizitat, analizat dhe ekzaminimet mjekësore, që shqiptarët bëjnë në spitale shërbimin shëndetësor shtetëror, për të cilin u premtua se do të ishin falas Dje, ministri i Shëndetësisë së “infektuar e të sëmurë”, ulërinte në parlament me kapardisje e mashtrime bajate dhe komike, se shëndetësia shqiptarëve (sipas tij) “është plotësisht dhe efektivisht në shërbim të qytetarëve sipas premtimeve të bëra, duke shërbyer me cilësi, me transparencë, me spitale moderne, me ilaçe që nuk mungojnë, por me “një gjë të vogël” që mungon: mjekët specialistë! Pra, mungojnë ata që konstatojnë dhe trajtojnë sëmundjet e madje mungojnë në spitalet rajonale, se në 945 fshatra të 253 komunave nuk bëhet fjalë as për mjekë të përgjithshëm! Sipas ministrit Beqja, mjekësia shqiptare ka spitale, ka pavione ka edhe shtretër, ka edhe pacientë me shumicë, por nuk ka mjekë, sepse mjekët specialistë nga rrethet, ministri i ka mbledhur nëpër zyra e spitale në Tiranë, ose i ka autorizuar të shërbejnë nëpër spitale private e të paraqiten në spitalet dhe klinikat shtetërore vetëm nga 1 orë, nga 2 herë javë! Por ministri Beqja, që e ka katandisur mjekësinë shqiptare në “pacient turbekular” dhe në qendër private biznesi, nuk përmendi aspak faktin skandaloz, që afro 1.9 milionë shqiptarë të papunë, me ndihmë ekonomike, familje nën nivel varfërie, detyrohen të paguajnë çdo shërbim mjekësor, për shkak se janë të pa punë dhe nuk janë të siguruar, ose nuk sigurohen prej punëdhënësve që i shfrytëzojnë në “punë të zezë”.
Ministri Beqja premtoi shfuqizimin, por po mban në fuqi Urdhrin 526
Në muajin tetor 2013, ministri Beqja, në një konferencë shtypi, deklaroi publikisht, se akti i i parë i punës së tij si ministër, do të ishte vendimi për shfuqizimin e Urdhrit Nr. 526, datë 12. 10. 2009, që detyronte pagesa me çmime të përcaktuara për referimin në shërbimin mjekësor shqiptar! Ky Urdhër është ende në fuqi, mbasi ministri Ilir Beqja nuk ka pranuar dhe nuk pranon ta shfuqizoj, duke e përdorur si një pistë të paramenduar, për të krijuar koncesione me pikë referimi çmimet aktuale të shërbimeve, me synim trefishimin e tyre pas kalimit me koncesion korruptiv e klientelist të laboratorëve mjekësore, të cilët prej 1 viti po “lufton” t’i kaloj falas me objekte e pajisje si aktivitet privat tek një grup serb që kontrollon 198 monopole shërbimesh mjekësore në rajon, mes tyre edhe 3 në Shqipëri. Sipas Pikës 4, të Urdhrit 526, datë 12. 10. 2009, personat që janë të pasiguruar, detyrohen të paguajnë çdo shërbim mjekësor në spitalet publike. Janë caktuar edhe çmimet e çdo shërbimi, që nga vizitat e deri tek ekzaminimet e diagnozave të rënda dhe ndërhyrjet kirugjikale. Mjafton të shikosh tabelat e çmimeve dhe konstaton, se bëhet një masakër, një zhvatje ndaj shqiptarëve që nuk kanë as bukë në tavolinë. Ja fakti: Sa 1 pagë mujore mësuesi e polici është çmimi i 1 ekzaminimi. Sa pagesa e ndihmës ekonomike mujore, sa 1 pension invalidi, sa 1 pension pleqërie dhe sa 1 pagë minimale zyrtare është çmimi i disa vizitave, analizave e ekzaminimeve të tjera. Këto tarifa në spitalet shtetërore shqiptare, i paguajnë vetëm ata që janë të pa siguruar e të papunë, ata që janë më ndihmë ekonomike dhe afro 500 mijë të punësuar ilegalisht, të cilët nuk sigurohen prej punëdhënësve. Ndërsa ata që janë në punë me paga të rregullta mujore e të siguruar, nga të cilat 105 mijë janë nëpunës e punonjës shteti, nuk paguajnë asnjë qindarkë për asnjë shërbim mjeësor. Por nëse thuhet, se janë 1 milionë të papunë, sipas burimeve tona rezulton se në Shqipëri janë 1.9 milion persona të pa siguruar, të cilët për çdo shërbim mjekësor që nga ambulanca e lagjes e deri në spitalin dhe klinikën e qytetit, të rrethit, rajonit, apo në QSUT e në Spitalin Ushtarak, duhet të paguajnë edhe vizitat, edhe analizat, edhe fletën e shtrimit, edhe ekzaminimin, edhe marrjen e vërtetimit që janë vizituar, apo dosjen e “epikrizës” e deri tek operacioni! Të gjithë këto pagesa, janë të detyruara. Pa paguar paraprakisht shërbimin nuk të pranojnë as të trokasësh tek dera e mjekut dhe laboratorit. Siç do ta shikoni nga lista e çmimeve, ato janë tepër të larta. Gjithë sistemi i shërbimit shëndetësor për shqiptarët e pa siguruar, po vepron jo si shëndetësi, por si tregti, si pazar ku mbi domatet, specat e gjizën vendosen tabelat e çmimeve. Përmendim faktin, që sipas denoncimeve që vijnë përditë në redaksinë e gazetës “Telegraf” dhe sipas vëzhgimeve që ka bërë gazetarët e “Telegraf” në institucionet mjekësore, në shërbimin mjekësor bëhen edhe pagesa të tjera pirate “nën dorë”, të cilat nuk janë të shpallura as me urdhër e as me vendim, por zbatohen “me dëshirë” prej pacientëve, kur mjeku e infermeri të sjellin vërdallë. Sot, po publikojmë masakrën që u bëhet 1.9 milion shqiptarëve të varfër, të cilët përveçse janë të pa siguruar e të papunë, zhvaten edhe me çmime të larta në shërbimet mjekësore që u premtuan falas e që për këto kategori sociale duhet të jenë falas.
——————————————————— 
Ja pazari i 7 vizitave ambulatore
1.Vizita tek mjeku i familjes 1000 lekë
2.Vizitë, mjeku specialist në Poliklinikë 1500 lekë
3.Kryerja e injeksioneve 150 lekë
4.Manipulim mikrokirurgjikal ambulator 500 lekë
5.Vizitë, specialist në spital universitar 3000 lekë
6.Vizitë, specialist në spital rajonal 2000 lekë
7.Vizitë, mjeku specialist në spital rrethi 1500 lekë
————————————————- 
Ja pazari i 24 ekzaminimeve radiologjike
1.Rentgenoskopi Toraksi                                       500 lekë
2.Rentgenoskopi stomaku                                     500 lekë
3.Rentgenografi stomaku seriog                              500 lekë
4.Rentgenografi gastro-intentinale                        500 lekë
5.Rentgenografi gastro-intentinale seriog             500 lekë
6.Rentgenografi vertebrale në 1 proj.                  300 lekë
7.Rentgenografi e kolones Vertebrale               700 lekë
8.Rentgenografi e kokës                                   500 lekë
9.Radiografl Panoramex                                    800 lekë
10.Irrigoskopi + grafi                                          500 lekë
11.Urografi intravene-kontrast 60%                    800 lekë
12.Urografi intravene-kontrast 75%                   1000 lekë
13.Cistografia miksionale                                      800 lekë
14.Rentgenografi e ndryshme-1 projeksion.          300 lekë
15.Kolecistografia intravene                                 1000 lekë
16.Kolecistografia orale                                        500 lekë
17.Tomografia (3 shtresa)                                    1500 lekë
18.Ekografi                                                           1000 lekë
19.Ekografi të ndryshme me print                         1500 lekë
20.Radiografi Thoraxi                                            500 lekë
21.Hysterosalpinografi                                          1500 lekë
22.Kolposkopi                                                       2500 lekë
23.Çdo seancë fizioterapie                                    500 lekë
24.Mamografia                                                      1000 lekë
——————————————————— 
Ja tregu i 50 ekzaminimeve kryesore
1.Angiografia                                                            40000 lekë 
2.Koronarografi                                                        40000 lekë 
3.Rezonanaca magnetike pa kontrast                      20000lekë
4.Rezonanaca magnetike me kontrast                     40000lekë
5.CT-scann                                                              12500 lekë 
6.CT-scann koke, kolone me kontrast                     12500 lekë 
7.CT-scann trupi me kontrast                                  12500 lekë 
8.Mamografi                                                               3000 lekë
9.Litotripsia                                                             18000 lekë
10.Fibrogastroskopi                                                4500 lekë 
11.Fibrokolonoskopi                                               4500 lekë
12.Elektroencefalograma (EEG standart)              2000 lekë
13.Fibrobronkoskopi                                             4500 lekë
14.Fibrogastroskopi                                              4500 lekë
15.Fibrokolonoskopi                                              4500 lekë
16.Rektoromanoskopi                                           1500 lekë
17.Provat respiratore                                             800 lekë
18.Provat Funksionale respiratore me provën e reversibilitetit 1500 lekë
19.Provat e Alergjisë                                                                 1000 lekë
20.EKG (elektrokardiograma)                                                    500 lekë
21.Provat e holterit                                                          1000 lekë
22.Provat ushtrimore të biçikletës                                  1200 lekë
23.EKO kardiake                                                             2000 lekë
24.Audiograma                                                               1000 lekë
25.Vestibulometria                                                            500 lekë
26.Timpanometria                                                           500 lekë
27.Elektronistagmografia                                                500 lekë
28.Lavazh veshi                                                           400 lekë
29.Fusha vizive                             1000 lekë
30.Fundus Okuli                              400 lekë
31.Angioflurosinografia                    400 lekë
32.Heqje molusku                  200 lekë
33.Pterigion                             800 lekë
34.Chelazion                                600 lekë
35.Heqje e lipomave në pjesë të ndryshme të trupit            3000 lekë
36.Kryerje cirkomcizio                 5000 lekë
37.Artrocentreze                        800 lekë
38.Shpimi i bulave të veshit             800 lekë
39.Kosto totale aborti (përfshihen analiza dhe nderhyrja)  5000 lekë
40.Prova e Pregnostikonit                            1000 lekë
41.Skleroterapi 1 seancë                             1500 lekë
42.Flebectomi                                              2000 lekë
43.Biopsitë e të gjitha llojeve                               3000 lekë
44.Citologjitë                                                           2500 lekë
45.Konsultat e preparateve histopatologjike             1500 lekë
46.Konsultat e strishove citologjike                          1000 lekë
47.Konsultat nga blloqet                                         2000 lekë
48.Marrja e preparateve për jashtë shtetit                    1500 lekë
49.Marrja e blloqeve për jashtë shtetit                                  1500 lekë
50.Marrja e preparateve dhe blloqeve për jashtë shtetit            2500 lekë
—————————————————————
Ja pazari i lëshimit të 20 dokumenteve
1.Komisioni Mjeko Ligjor 200 lekë
2.Lëshimi i raporteve (për drejtim automjeti)             1000 lekë
3.Lëshime epikrize për efekt KML, KEMP ose jashtë shtetit 300 lekë
4.Dublikat Akti Mjeko-Ligior 100 lekë
5.Lëshim raporti mjekësor per drejtim automjeti per te huajt 1000 lekë
6.Lëshim dublikate për fletë analize 100
7.Lëshim dublikate për raporte, vërtetime për efekte dokumentacioni 100 lekë
8.Dhënia e dublikatave të përgjigjeve 200 lekë
9.EEG e Holterit 1500 lekë
10.EEG e kompiuterizuar 1500 lekë
11.Aparati Dantec 1000 lekë
12.Blink Reflex 1000 lekë
13.Stimulim i përsëritur 1500 lekë
14.EMG 1000 lekë
15.PEV 2000 lekë
16.PEA 2000 lekë
17.PES 2500 lekë
18.Testi i Coombs indirekt 700 lekë
19.Testi i Coombs direkt 1000 lekë
20.Grup Gjaku 500 lekë
Ja pazari i 11 ndërhyrjeve kiurgjikale
1.Otoplastika 22800 lekë
2.Lipoaspiracion, Abdominoplastikë dhe Lifting 45400 lekë
3.Rinoplastikë 24200 lekë
4.Shintigrafia e Tiroides 1638 lekë
5.Shintigrafia renale statike 5798 lekë
6.Shintigrafia dinamike 6021 lekë
7.Shintigrafia renale dinamike&lasiks&citoshintigrafi indirekte 6044 lekë
8.Shintigrafia renale dinamike& prova e caproprilit 6050 lekë
9.Citoshintigrafia direkte 4131 lekë
10.Shintigrafia kockore trefazore 13770 lekë
11.Shintigrafia kockore (ëhole body) 14652 lekë
————————————————————– 
Ja pazari i 119 analizave të zakonshme
1.Gjak komplet 500 lekë
2.Urinë komplet 200 lekë
3.Glicemi 300 lekë
4.Azotemia 300 lekë
5.Kreatinë 300 lekë
6.Bilirubinë totale 300 lekë
7.Bilirubinë e fraks. 300 lekë
8.GGT 400 lekë
9.ALAT 300 lekë
10.ASAT 300 lekë
11.Fosfataza alkaline 300 lekë
12.LDH 300 lekë
13.CPK 300 lekë
14.Lipidograma 800 lekë
15.Proteina totale 300 lekë
16.Elektroforez proteine 1000 lekë
17.Elektroforeza e Hb 800 lekë
18.“Na+” dhe “K+” 300 lekë
19.Kalcium total 200 lekë
20.Elektrolitet/gjak 900 lekë
21.Sideremi 300 lekë
22.SGPT 300 lekë
23.SGOT 300 lekë
24.Spermograma 500 lekë
25.Gaz analiza 300 lekë
26.PT 300 lekë
27.APTT 300 lekë
28.Fibrinogjeni 300 lekë
29.Celula LB 500 lekë
30.Sekrecion ozinofile 300 lekë
31.Uricemi 300 lekë
32.HBA glukozuar 700 lekë
33.TSH 1500 lekë
34.T3 1500 lekë
35.T4 1500 lekë
36.PSA 1500 lekë
37.CEA 1500 lekë
38.FP 1500 lekë
39.Ferritinë 1500 lekë
40.Kortizol 1500 lekë
41.LH 1500 lekë
42.FSH 1500 lekë
43.PRL 1500 lekë
44.DHEA-S 1500 lekë
45.HCG 1500 lekë
46.Testosteron 1500 lekë
47.Estradiol II 1500 lekë
48.Kulturë Sputumi 800 lekë
49.Hemokulturë 1500 lekë
50.Likidet sterile 1500 lekë
51.Kultura e puseve 800 lekë
52.Ekzaminim leishmani 1000 lekë
53.ërokultura 800 lekë
54.Ekzaminim për myk 500 lekë
55.Ekzaminim/malarje 1000 lekë
56.Feçet për parazit 500 lekë
57.Hbs Ag 1500 lekë
58.ëright 900 lekë
59.ëidal 900 lekë
60.Ëeil-Felix 700 lekë
61.Ekzaminimet për gonore 800 lekë
62.Spermokultura 800 lekë
63.Pus për antibiograme 300 lekë
64.Koprokultura 800 lekë
65.Sekrecione gryke për koke 500 lekë
66.Sekrecione hunde veshi për koke 500 lekë
67.Sekrecione gryke hunde për kandida 500 lekë
68.Tokso Ig G 1500 lekë
69.Tokso IgM 1500 lekë
70.Anti. Anatoxoplazmoze 1000 lekë
71.Anti.tr. Antiekinokok 1000 lekë
72.Rubeole Ig G 1500 lekë
73.Rubeole Ig M 1500 lekë
74.C.M.V Ig G 1500 lekë
75.C.M.V Ig M 1500 lekë
76.Herpes 1500 lekë
77.Klamidia 1500 lekë
78.Anti HIV 1+2 1000 lekë
79.VDRL 1000 lekë
80.Anti HAV 1500 lekë
81.Anti HBC 1500 lekë
82.Anti HBS 1500 lekë
83.Anti HCV 1500 lekë
84.Kariotip me banda G 4500 lekë
85.Kariotip me banda Q 5000 lekë
86.Kariotip me banda R 4500 lekë
87.Kariotip me banda C 4500 lekë
88.Antistreptolozinat 1000 lekë
89.ëaler-rose 1000 lekë
90.Gama-latex 800 lekë
91.Komplement serik ch50 800 lekë
92.Komplementi c3 800 lekë
93.Komplementi c4 800 lekë
94.Inhibitori ciq 800 lekë
95.Imunoelektroforeza 600 lekë
96.Proteinur Bence-Jones 600 lekë
97.Krioglobulinat 800 lekë
98.IGG + IGA + IGM 800 lekë
99. IGE Totale 800 lekë
100.Proteina C reaktive 900 lekë
105.Anti AND 800 lekë
106.Sekrecionet vaginale Trikomonas 1000 lekë
108.Antitrupat antibërthamorë solubel 1000 lekë
109.Komplekset imune qarkulluese 1000 lekë
110.Fenotipizimi limfocitar CD3 1500 lekë
111.Kariotip prometafizik me banda G 5000 lekë
112.Kariotip prometafizik me banda R 5000 lekë
113. Kariotip prometafizik me banda C 5000 lekë
114. Fenotipizimi limfocitar CD4 1500 lekë
115. Fenotipizimi limfocitar CD8 1500 lekë
116. Fenotipizimi limfocitar CD9 1500 lekë
117. Fenotipizimi limfocitar CD10 1500 lekë
111.HLA B27 1500 lekë
118. Antitrupat antibërthamorë total 900 lekë
119 Sekrecionet vaginale për koke+candida 1000 lekë
——————————————–
Ja pazari i 58 analizave të imunologjisë
1.Imunoglobulina serike IgG 913 lekë
2.Imunoglobulina serike IgA 913 lekë
3.Imunoglobulina serike IgM 913 lekë
4.Proteina C reaktive 913 lekë
5.Faktori reumatoid 913 lekë
6.Antistreptolizina 913 lekë
7.C3 serik 913 lekë
8.C4 serik 913 lekë
9.Ceruloplazmina serike 1233 lekë
10.Alfa 1 antitripsina 1233 lekë
11.Alfa 2 makroglobulina 1233 lekë
12.Alfa glikoproteina acide 1233 lekë
13.Transferina 1233 lekë
14.Albumina 1233 lekë
15.Prealbumina 1233 lekë
16.Haptoglobina 1233 lekë
17.PCR high sensitiv 913 lekë
18.Antitrombina 1233 lekë
19.Apolipoproteina A 913 lekë
20.Apolipoproteina B 913 lekë
21.IgE totale serike 913 lekë
22.Inhibitori C1 esteraze 1233 lekë
23.Krioglobulina 1233 lekë
24.Vargje te lehta urine/serum 913 lekë
25.Antitrupat antikardilipine 1385 lekë
26.Antitrupa antinuklear 951 lekë
27.Antitrupat anti ENA 2498 lekë
28.Antitrupat anti AND native 1385 lekë
29.Antitrupat anti ANCA PR3 1385 lekë
30.Antitrupat anti ANCA MPO 1385 lekë
31.Antitrupat anti GLIADINE IgG 1385 lekë
32.Antitrupat anti Transglutaminaze IgA 1385 lekë
33.Antitrupat anti ASCA IgA 1385 lekë
34.Antitrupat anti ASCA IgG 1385 lekë
35.Antitrupat anti mitokondri 1385 lekë
36.Antitrupat anti muskuj te lemuar 1385 lekë
37.Antitrupat anti TPO 1385 lekë
38.Antitrupat anti triglobulina 1385 lekë
39.Antitrupat anti muskuj te strijuar 1776 lekë
40.Komplekse imune qarkulluese 1385 lekë
41.Antitrupa anti helikobakterpilori 1385 lekë
42.Antitrupa anti membrana bazale glomerulit 1776 lekë
43.Antitrupa anti ishuj të pankreasit 1776 lekë
44.Antitrupa anti ovare surenale teste 1776 lekë
45.Antitrupa anti qeliza parenkimale te stomakut 1385 lekë
46.Antitrupa anti cerebellum 1776 lekë
47.Antitrupa anti ind kardiak 1776 lekë
48.Antitrupa anti pemphigus 1776 lekë
49.Antitrupa anti pemphigoit 1776 lekë
50.Antitrupa anti tetanozi 1385 lekë
51.Antitrupa anti PCP 1385 lekë
52.Prova e coombs direkt/indirekt 1385 lekë
53.Imunofenotipizmi leukocitar 6374 lekë
54.Përgjigje e limfociteve T mitogjene 11959 lekë
55.Përgjigje e limfociteve T antigjene 11959 lekë
56.Tipizmi HLA (1 LOCUS) 9738 lekë
57.Cros match CDC 6839 lekë
58.CROS match CITON-FLUC 18738 lekë
Sigal