Marrëveshjet që fshijnëVlorën si qytet turistik

187
Sigal

Analizë nga Gëzim Zilja/ Dhënia e portit te një firmë private, zaptimi me pallate 20-30 kate të 5,5 ha tokë dhe terminali i karburanteve  për 99 vjet, krahas instalimit të terminali të gazit, i japin goditjen e fundit qytetit, që po thahet për një pikë ujë tani në verë duke e zhdukur nga të gjitha hartat kombëtare dhe ndërkombëtare si qytet turistik.Gjiri i Vlorës do mbetet thjesht një gji nafte

 

Në verë 70% e Vlorës thahet për ujë ose ka ujë një herë në ditë, me këto dy investime është duke iu dhënë goditja e fundit për ta zhdukur nga të gjitha hartat kombëtare dhe ndërkombëtare si qytet turistik.Gjiri i Vlorës do mbetet thjesht një gji nafte

 

Ky është porti i Vlorës dhe hapësira deri në Zvërnec. një mrekulli e natyrës dhe dorës së njeriut deri sot. Ky port me kërkesën e saj i jepet një firme private. Pjesa tokësore 5,5 ha që si e shikoni është rruar e qethur, në vend të kthehej në park shlodhës, që i mungon qytetit, do të mbushet me pallate 20-30 kate sipas një projekti, të miratuar në zyrat qeveritare. Para pjesës së gjelbëruar (ish soda kaustike) është vendosur një terminal karburantesh, në18 ha me pronar italian , (që vazhdon të zgjerohet) për 99 vjet. Më tej në pjesën e gjelbëruar rreth 200 ha sipas marrëveshjes së qeverisë Rama me kompanitë amerikane Excelerate Energy dhe Exxonmobile të firmosur vitin e kaluar do të instalohet një terminal gazi, që do shesi gaz në gjithë Ballkanin. KM-ja dhe zv/KM-ja respektivisht Rama dhe Balluku bënë me dije ashtu tinëz para disa ditësh se në gjirin e Vlorës, më saktë në Triport të Zvërnecit, krahas zbatimit të marrëveshjes midis Excelerate Energy dhe Exxonmobile me qeverinë shqiptare për instalimin e një terminali gazi në Vlorë, që do shesi gaz në gjithë Ballkanin, do të instalohen dy anije gjigande, që do prodhojnë energji elektrike për dy vjet. Lehtësia me të cilën e thanë këtë lajm ishte sikur në bulevardin Vlorë-Skelë, shtëpive ekzistuese të qejfit (striptease) që gëlojnë në katet e dyta të pallateve apo hoteleve do t’u shtohen edhe dy të tilla. Në fakt Vlorës ( tani në verë 70% e Vlorës thahet për ujë ose ka ujë një herë në ditë) me këto dy investime është duke iu dhënë goditja e fundit për ta zhdukur nga të gjitha hartat kombëtare dhe ndërkombëtare si qytet turistik. Një nga anijet, prodhim i vitit 1997 është blerë në Bangladesh dhe ka një kapacitet prej 114MWh, ndërsa TEC-i i Vlorës ka papacitet prej 98 MWh. Për ta kuptuar më mirë i bie që anija mund të mbajë në bordin e saj gjithë TEC-in e Vlorës ( një varrezë për të cilën kam shkruar disa herë) e të ketë ende vend bosh për ndonjë TEC më të vogël. Këto anije, TEC-e lundruese, punojnë me mazut ose naftë të papërpunuar. Ndotja është shumë e madhe ndoshta e papërfytyrueshme, por Instituti i Shëndetit Publik, që duhet të merret me këto punë nuk do e mat këtë ndotje as do ia raportojë popullit se nuk e lejon Ministria e Mjedisit. Një anije-TEC  djeg 600(gjashtëqind) ton naftë bruto në 24 orë. Gjiri i Vlorës do të jetë çdo ditë i mbuluar nga reja e zezë e djegies së mazutit apo naftës së papërpunuar; turistët albanezë e të huaj do të nxiheshin gjithsesi, por jo nga rrezet e diellit, por smogu dhe CO2. Llogaritet që  qeveria do paguajë, mbi 50 milion Euro në vit, qira për pushtimin e Gjirit të Vlorës, jo vetëm për territorin e pushtuar, por edhe për ndotjen nga nafta e derdhur në det, ndotjen e ajrit dhe tokës në një rreze prej disa kilometrash. Pas dy  ose më shumë vitesh TEC-et lundruese do të mbeten aty në gji të Vlorës, për të çfryrë ndotje nafte, ndoshta edhe në vite të tjera, e më pas do të mbetet aty si një varrezë gjigande hekurishtesh. Një TEC-i lundrues qeveria do t’i paguajë qira 63.000 USD për çdo ditë për 2 vjet dhe KESH-it do t’i kushtojë 170 USD për çdo MWh energji të prodhuar nga ky TEC me kapacitet 114 MWh.

Sqarim tjetër i thjeshtuar. TEC-i lundrues do të djegë naftë të rëndë. Sasia e karburantit do të jetë 220 kg/MWh. Sasia e energjisë së prodhuar do të jetë 70.000 MWh në muaj, që i bie të digjen 15.400.000 kg. Kjo sasi nafte e djegur është e barabartë me furnizimin e 3 milion makinave, që bëjnë 100 km rrugë përgjatë një muaji, ose 100.000 makinave që përshkojnë bulevardin nga sheshi i Flamurit në Skelë përgjatë 1 ore. Kjo për çdo ditë e natë për 2 vjet, apo dhe 20 vite të tjera. Për vendosjen e terminalit të gazit dhe pasojat super katastrofike të tij ndaj amijentit do të flasim në numrin e ardhshëm. Po e mbyll duke cituar ambientalistin e njohur vlonjat Lavdosh Ferruni: “Ndotja e kësaj lloj industrie  do të bëjë që Gjiri i Vlorës me ndotjen, me cipën e naftës, që do mbulojë gjirin e Vlorës, me shkatërrimin e faunës së detit në një hapësirë të madhe detare, me ajrin e ndotur që do përhapë përreth e deri në qytetin e Vlorës, me mbetjet sedimentet e djegies së mazutit  mbi Pyllin e Sodës, lagunën e Nartës dhe ullinjtë e vreshtat për rreth, pa përmendur rrezikun e madh të eksplozionit, do ta fshijnë përfundimisht Vlorën nga harta si një vend turistik. Gjiri i Vlorës do mbetet thjesht një gji nafte. Mijra njerëz, që aktualisht jetojnë në saj të turizmit do mbeten pa punë.