Xhelal Mziu: OSHEE me humbje, shkak korrupsioni dhe patronazhistët

180
Sigal

Deputeti i PD  Xhelal Mziu, ka denoncuar batërdinë që po kryhet me energjinë elektrike në vend. Ai shkruan se: “OSHEE humbje 110 milionë euro në 2021, shkak korrupsioni (shit lirë e ble shtrenjtë) dhe patronazhistët. KESH dhe OST me fitim! OSHEE ka regjistruar një humbje prej 13.2 miliardë lekë ose 110 milionë euro në 2021”.
Bilancet financiare të tre kompanive OSHEE, KESH dhe OST ishin në situatë jo të mirë financiare për 2021, për shkak të keqmenaxhimit. OSHEE vazhdon që të pwrformojw me një situatë financiare me humbje! Të ardhurat e përgjithshme të kompanisë rezultojnë 66 miliardë ndërkohë që shpenzimet janë gati 20 për qind më të larta. Kjo humbje është thelluar 5 herë më shumë se në vitin 2020. Në vitin 2020 ishte 20 milionë Euro humbje, në vitin 2021 kemi humbje 5,5 herë më shumë ose 110 milionë Euro!
Kush janë arsyet e kësaj humbje!
– Për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare!
– Për shkak të shitjes së energjisë më lirë se tregu dhe blerjes së energjisë më shtrenjtë se tregu. (kujtoni denoncimet që shitet ditën më lirë se duhej e blihej natën me shtrenjtë se ishte), pra kurrupsioni galopant në OSHEE.
– Rritja progresive e fuqisë punëtore (patronazhistët), për fushatë elektorale jo si nevojw, pra në vend që të ulej është dyfishuar numri i punonjësve dhe fondi i pagave!
– Keqmenaxhimi i OSHEE: bën investime korruptive me matsa intelegjentë, kur kemi qarqe me rrjet primitiv shpërndarje si dhe shpenzime luksi përtej çdo limiti.
– Marrja e kredive pafund, pra merret kredi për të paguar interesat e kredisë, skandal! OSHEE, siguron energjinë e nevojshme nga KESH, i cili është ngarkuar me detyrën e prodhimit dhe blerjeve nga tregu i lirë, është absurditet. KESH një hallkë tjetër korruptive dhe që rëndon qytetarët shqiptarë. Për vitin 2021 KESH ka rezultuar me bilanc pozitiv financiar mbi 6 miliardë lekë apo 50 milionë euro. KESH në vitin 2020 rezultoi me humbje prej 93 milionë lekësh. OST, rezulton që në vitin 2021 të ketë përmirësuar situatën e tij financiare. Pas dy viteve me humbje OST regjistroi një fitim 108 milionë lekësh ose 1 milionë euro! Qeveria këtë vit ka rritur çmimin e energjisë elektrike nga rreth 12 lekë për kWh në 18,8 lekë për kWh për mbi 2 mijë biznese duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.