Letër e hapur Ambasadës Franceze
Qeveria jonë që na vjedh, nuk na pyet, se po ta dinim se vila menaxhohet nga një fondacion francez nuk do kishim shkelur as te trotuari
Letër e hapur Ambasadës Franceze (meqë është e hapur nuk po ja dërgoj në derë). Ah, dhe duhet të shtoj që nuk ndjehem emotional.
Në lidhje me deklaratën tuaj ku dënoni dhunën e protestuesve mbrëmë në përgjithësi dhe ne veçanti ndaj viles 31 (vila ku ka jetuar diktatori Enver Hoxha”, ju kërkojmë falje.
Po ta dinim se vila menaxhohet nga një fondacion francez si rezidencë për artistë ndërkombëtarë, nuk do kishim shkelur as te trotuari përballë, por nuk e dinim.
Qeveria jonë, sikur të na njoftonte, vetëm kaq po kërkojmë, se kujt ja jep për menaxhim pasuritë publike, ne do të silleshim më mirë, ndoshta si qytetarë evropiane, por nuk na ka njoftuar.
Nuk dinin asgje as anëtarët e parlamentit, as anëtarët e komisionit të parlamentit për kulturen, as ca kulturëdashës (aty brenda turmës), asnjë.
Kur të protestojmë herën tjetër do hedhim fishekzjarre dhe fjongo vetëm ndaj kryeministrisë, jo vetëm se jemi kundër dhunës, por edhe se nuk duam që të shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë me arsyetimin që nuk mbrojti qytetarët ndërkombëtarë.
Me shumë përulje, një qytetare e vjedhur nga qeveria shqiptare (aq shumë sa ju nuk e kuptoni dot dhe as ju intereson).
Shpjegim: Për ata që nuk e kuptojnë, ky lloj të shkruari quhet satirë./Marinela Sota






















