Manja: Antikorrupsioni, shkrihet Drejtoria e Kadastrës së Durrësit

257
Në dy muaj, 200 denoncime, 11 kallzime penale, 48 masa administrative
Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja në një deklaratë gjatë një konference shtypi ka bërë një përmbledhje të punës së Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion për muajt Nëntor-Dhjetor gjatë vitit 2021. “Ka pasur rreth 200 denoncime, 11 kallëzime penale si dhe 48 masa administrative”, ka thënë z.Manja duke vlerësuar punën e bërë nga specialistët e kësaj drejtorie si dhe duke shprehur besimin se puna do të vijojë me ritme edhe më shpejta, pas plotësimit të të gjithë vendeve me specialistët përkatës. Duke vijuar komunikimin ai ka deklaruar rezultatet e arritura pas shqyrtimit të 215 dosje legalizimesh në Drejtorinë Vendore të Agjencisë shtetërore të Kadastrës në Durrës. Sipas z. Manja e gjithë kjo drejtori, që nga drejtori, përgjegjësi sektorit të legalizimeve, përgjegjësi i hartografisë dhe rregjistrimit, specialisti i hartografisë dhe rregjistrimit, përgjegjësi i sektorit të kalimit të pronësisë si dhe 10 specialistë të tjerë të kësaj drejtorie, është për t’u shkrirë. “Në dosjet e marra në shqyrtim nga specialistët tanë, mungonin pothuajse totalisht dokumentacionet më të rëndësishme. Një praktikë pune totalisht abuzive dhe fiktive”, ka thënë z.Manja duke shpejguar më pas hollësisht shkeljet ligjore të bëra në të gjithë sektorët e kësaj drejtorie. Po ashtu ai ka deklaruar edhe dy raste në DVASHK Sarandë, me problematika sërish abuziviste, ku legalizimi kryhet edhe në kundërshtim me vendimin gjyqësor.
Sigal