Manëz, Rama: Do ju bëjmë pronarë në 7501, do japim çertifikata

583
Sigal

Gazeta Telegraf/ Kryeministri Edi
Rama ka takuar fermerët e Manzës në Durrës, ku është shprehur se “një
transformim i madh në fshat ka nisur pas reformës territoriale”.
“Sfida është
si ta kthejmë familjen fermere nga një familje që lufton për mbijetesë në një
familje që jeton normalisht. Në asnjë vend të Evropës nuk ka familje që jetojnë
në fshat dhe janë të varfër. Për këtë po krijojmë një linjë financimi të
posaçme për bujqësinë”, tha Rama.
“Ne do i japim mundësi fermerëve të marrin kredi të buta
nga shteti”, shtoi kryeministri.