Maminas/ Zjarrfikësja përplaset me një automjet

186
Sigal

Në aksin rrugor Tiranë-Durrës pak çaste më parë është përplasur një zjarrfikëse me një automjet.

Deri tani nuk dihet nëse është plagosur ndonjë person por nga fotot në vendin e ngjarjes duket qartë se një pjesë e përparme e zjarrfikëses është futur në xhamin e parë të makinës tip ‘Fiat’.

Aksidenti Ka ndodhur në zonën e Maminasit, policia rrugore është nisur drejtë vendit të ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit dhe zhbllokimin e rrugës nga trafiku.