I riu shqiptar ia mbath sapo shikon policinë, hedh në kosh 1 kg kokainë

178
Sigal

I riu shqiptar ia mbath sapo shikon policinë, hedh në kosh 1 kg kokainë

Një 20-vjeçar shqiptar, u arrestua të shtunën pasdite në Milano në akuzën e trafikimit e drogës.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën në zotërim një sasi prej 1 kg kokainë kokainë, të cilën ai ishte përpjekur ti fshihte.

Problemet për të riun shqiptar filluan rreth orës 3 të pasdites së të shtunës, kur ai ia mbathi përballë një patrulle policie. Në sytë e karabinierëve, të cilët tashmë e kishin shënjestruar për disa nga lëvizjet e tij të dyshimta, 20-vjeçari mendoi se ishte më mirë të vraponte dhe ta hidhte qesen e celofanit që mbante me vete gjatë ndjekjes.

Por arratisja e tij zgjati vetëm disa qindra metra, pasi më pasi ai u arrit dhe u bllokua nga policia, të cilët gjithashtu gjetën “çantën”, duke zbuluar se brenda kishte një kilogram kokainë.