Mallakastër, arrestohet 31-vjeçari. Ushtroi dhunë dhe kanosi me thikë prindërit e tij

492
Sigal

 Një person është arrestuar nga policia e Mallakastrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Policia ka arrestuar në flagrancë Ermal Malaj, 31 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” të Ballshit, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në banesën e tij ndaj prindërve H.M, 58 vjeç dhe T.M, 53 vjeçe.

Gjithashtu sipas policisë, Ermal Malaj, përveç dhunës ka kanosur dhe me thikë 2 prindërit e tij, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe motivet. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.