Makineria e pastiçerisë thith brenda shqiptarin

495
Sigal

Një aksident i rëndë në punë me pasojë një viktimë ka ndodhur në Itali.

Viktima është Arjan Cekani, 40-vjeçari shqiptar, i cili punonte në një pastiçeri në Milano.

Babai i dy fëmijëve tentoi të zhbllokonte makinerinë e punës në pastiçeri, kur ingranazhi i kapi krahun dhe e përpiu viktimën. Bashkëshortja e tij, e cila ishte e pranishme në firmën e pastiçerisë në momentin kur ndodhi ngjarja,humbi ndjenjat kur pa të shoqin në atë gjendje.

Shqiptari kishte rreth 20 vite që banonte në Casirate dhe ishte punësuar me kontratë me afat të caktuar në punë.

Për të nxjerrë shqiptarin nga makineria, në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse, teknikë të policisë së Treviglios dhe specialistë nga spitali i zonës së bashku me një helikopter, të lajmëruar nga punonjësit e pastiçerisë.

40-vjeçari u nxor nga makineria falë zjarrfikësve dhe pësoi atak në zemër për shkak të hemorragjisë së madhe.

Ai u transportua me helikopter për në spital.

Mjekët e futën në një operacion të vështirë për t’i shpëtuar krahun, por ai nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin “Niguarda” në Milano.